Materialet e lagjes
1.
PLLAKAT E QERAMIKES
Pllakat e qeramikës në lagjen tonë dallohen për cilësinë e lartë të klasit të parë dhe për dimensionet e tyre jo të zakonshme, siç janë përmasat 1.20 m x 2.80 m. Këto pllaka janë me origjinë nga Italia dhe ofrojnë një pamje moderne dhe elegante për ambientet e brendshme.
Edhe sanitaria është e përzgjedhur me kujdes, duke qenë e klasit të parë dhe me cilësi shumë të lartë, gjithashtu me origjinë italiane. Ky standard i lartë ndërtimi garanton komoditet, funksionalitet dhe estetikë në çdo hapësirë banim

2.
FASADA VENTILUESE NGA GURI NATYROR
Fasada ventiluese është bërë nga gur natyral me trashësi 2 cm, me origjinë nga Turqia.
Fasadat e ajrosura parandalojnë mbinxehjen e ambienteve të brendshme nga dielli gjatë verës dhe zvogëlojnë sasinë e energjisë termike që transmetohet brenda ndërtesës. Koeficienti i ulët i zgjerimit termik e bën sistemin e fasadës ventiluese rezistent ndaj nxehtësisë, ngrirjes dhe shkrirjes.

3.
FASADA VENTILUESE NGA WPC (WOOD PLASTIC COMPOSITE)
Ky lloj është më rezistent ndaj zjarrit sesa druri natyral. Nuk digjet lehtë dhe nuk lëshon tym të dëmshëm ose gazra toksikë kur ekspozohet ndaj flakëve. WPC është rezistent ndaj UV dhe nuk zbehet apo plasaritet për shkak të ekspozimit ndaj rrezeve të diellit.
Mirëmbajtje e ulët: Me mirëmbajtje minimale të kërkuar, ju mund të shijoni bukurinë e saj pa telashet e mirëmbajtjes së vazhdueshme.

4.
PANELE SOLARE
Një veçanti e lagjes sonë janë edhe panelet solare fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike, të cilat janë të vendosura mbi çatinë e rrafshët të ndërtesave. Këto panele përfaqësojnë një zgjidhje moderne dhe miqësore me mjedisin, duke kontribuar në reduktimin e ndotjes dhe në kursimin e energjisë. Ato kanë garancion të jetëgjatësi deri në 30 vjet

5.
SMART HOME
Materialet e përdorura për sistemin SMART HOME në lagjen tonë janë nga kompani të njohura ndërkombëtare, si HIKVISION
Videofoni HIKVISION ofron funksione të avancuara si hapja dhe mbyllja e derës nga distanca, përmes komandave ‘open’ dhe ‘close door’. Gjithashtu, sistemi smart për ndriçim dhe kontrollin e roletave përfshin 40 njësi komandim

6.
DRITARET
Në lagjen Ivy Green Park, kemi zgjedhur dritaret treshesh Deceuninck nga prodhuesi belg, për të ofruar një nivel të lartë komoditeti dhe efikasiteti energjetik.
Këto dritare janë të dizajnuara për të mbajtur temperaturat e brendshme të qëndrueshme dhe për të reduktuar humbjen e energjisë, duke kontribuar në kursimin e kostove të ngrohjes dhe ftohjes.

7.
Hidroizolimi i Siperfaqeve te Jashtme Nëntokesore të Shtepise
Hidroizolimi i themeleve dhe mureve të bodrumit është realizuar me membranë bentoniti të avancuar, e përbërë nga bentonit natriumi natyral dhe gjeotekstil me rezistencë të lartë, i përforcuar me fibra për qëndrueshmëri maksimale. Kjo membranë është prodhim i kompanisë greke Eurobent, e njohur për standardet e larta në izolim ndërtimor.
Garanci dhe Mbrojtje Afatgjatë
Me garanci të përjetshme, kjo zgjidhje hidroizolimi ofron mbrojtje afatgjatë kundër lagështirës dhe infiltrimeve, duke siguruar qëndrueshmëri strukturore dhe qetësi mendore për banorët.
8.
NGROHJA DHE KLIMATIZIMI
Ngrohja në lagjen tonë bëhet përmes gypave të vendosur në dysheme, ndërsa ftohja realizohet nga fan coil-at.
Gypat e përdorur për ngrohje në dysheme janë nga prodhuesi gjerman Viessmann dhe nga prodhuesi tjetër gjerman Kan.
Përparësitë e këtyre gypave janë:
Performancë superiore në kushte ekstreme,
Material i riciklueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit,
Cilësi dhe siguri të lartë.
Termostatet për kontrollimin e temperaturës janë të prodhuara nga prodhuesi gjerman Viessmann.
Pompa termike inverter është nga brendi i njohur italian Ferroli.
Bojleri qendror ka kapacitet prej 300 litrash (prodhuesi italian Ferroli).
Pompat e montuara për furnizimin me ngrohje dhe për fan coil-at janë trekahore DN-25 me elektromotor nga brendi slloven ESBE.
Fan coil-at janë të modelit AES 45 dhe 55, së bashku me kontrolluesin (prodhuesi italian Ferroli).
9.
TERMOIZOLIMI I SIPERFAQEVE TE JASHTME NENTOKESORE TE SHTEPISE
Termoizolimi i themeleve dhe mureve të bodrumit është realizuar me Stirodor XPS me trashësi 5 cm.
Fletët e polistirenit të ekstruduar (XPS) janë pllaka izoluese termike, të cilat karakterizohen nga fortësia dhe qëndrueshmëria e lartë, edhe në kushte ekstreme të lagështisë dhe presionit.
10.
IZOLIMI KUNDER UJIT I MUREVE TE BETONIT
Për të siguruar mosdepërtimin e ujit në muret e bodrumit, është treguar një kujdes i veçantë që në fazën fillestare të ndërtimit. Betoni i përdorur është i përforcuar me aditivë të specializuar kundër ujëpërshkueshmërisë, të cilët rrisin rezistencën ndaj lagështirës dhe zgjasin jetëgjatësinë e strukturës.
Përveç kësaj, është përdorur material hidrofilik ndalues i ujit – SIKA Hydrophilic Swelling Waterstop – nga prodhuesi i njohur zviceran SIKA. Ky material fryhet në kontakt me ujin, duke krijuar një pengesë të fuqishme dhe të qëndrueshme për mbrojtje maksimale kundër infiltrimeve.
11.
IZOLIMI
Izolimi i jashtëm në katin përdhe është realizuar me lesh guri me trashësi t = 10 cm, i vendosur nën fasadën ventiluese. Ky material, përveç izolimit termik shumë efikas, ofron edhe izolim të shkëlqyer akustik dhe rezistencë ndaj zjarrit.
Në katin e parë është përdorur stiropor i tipit N4 me trashësi 20 cm, i cili plotëson kërkesat më të larta për izolim termik, duke kontribuar ndjeshëm në ruajtjen e temperaturës së brendshme dhe në reduktimin e konsumit të energjisë.
12.
UJESJELLESI
Gypat e ujit të instaluar në lagjen tonë janë të prodhuar nga sistemi me shumë shtresa TECEflex, një zgjidhje moderne që kombinon përfitimet e plastikës me ato të metalit. Çdo shtresë në këtë tub përmbush një funksion specifik mbrojtës, duke e bërë sistemin jashtëzakonisht të qëndrueshëm dhe të sigurt në përdorim afatgjatë.
Shtresat e brendshme janë të dizajnuara për të parandaluar korrozionin dhe për të penguar depërtimin e oksigjenit në sistem, gjë që ndihmon në ruajtjen e cilësisë së ujit dhe në mbrojtjen e pajisjeve të instaluara. TECEflex është një teknologji e mirënjohur gjermane që garanton performancë të lartë, jetëgjatësi dhe mirëmbajtje minimale.

13.
KANALIZIMI
Tubat e kanalizimit të përdorur në lagjen tonë janë të modelit Vargon Silent PP, të prodhuar nga materiale elastomerike të avancuara, konkretisht nga polipropileni (PP). Këta tuba janë të projektuar për të siguruar efikasitet të lartë dhe jetëgjatësi në sistemet e kanalizimit të brendshëm.
Për shkak të pranisë së mbushësve mineralë në strukturën e murit të tubave, Vargon Silent PP arrijnë nivele shumë më të ulëta të zhurmës në krahasim me tubat standardë me një shtresë, duke ofruar një ambient më të qetë dhe të rehatshëm për banorët

14.
WC-GUACA
Tualetet WC-GUACA, të instaluara në lagjen tonë, janë nga prodhuesi i njohur gjerman GROHE, i cili garanton cilësi të lartë dhe funksionalitet të avancuar.
Korniza prej çeliku është e çertifikuar për të përballuar ngarkesa mbi 400 kg, duke siguruar qëndrueshmëri dhe siguri të lartë në përdorim të përditshëm.
Sistemi i shpëlarjes së dyfishtë GROHE EcoJoy është projektuar për të qenë miqësor me mjedisin, duke reduktuar konsumin e ujit deri në 50%, pa kompromentuar efikasitetin.
Teknologjia GROHE Whisper minimizon transmetimin e zhurmës në strukturën e ndërtesës, falë komponentëve me zhurmë të ulët dhe një sistemi të veçantë hidraulik. Kjo ndihmon në krijimin e një ambienti më të qetë dhe komod për banorët.
